Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Euro arrin tjetër rekord historik, zbret nën 119 lekë

2022/07/05 at 1:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Euro arrin tjetër rekord historik, zbret nën 119 lekë

Rënia e monedhës së përbashkët në tregun e brendshëm nuk ka të ndalur.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 118.93 lekë, duke zbritur për herë të parë nën 119 lekë, që nga koha kur euro hyri si monedhë fizike në Europë, më shumë sesa 20 vjet më parë.

Në krahasim me fillimin e këtij viti, euro po këmbehet me gati 2 lekë më pak. Euro u rrit për pak kohë në fillim të marsit, duke arritur deri në 127 lekë, si rrjedhojë e pasigurive që u shkaktuan në furnizime nga kriza e shkaktuar nga sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës. Më pas, kursi iu rikthye ekuilibrave.

Nga fillimi i qershorit deri tani, euro ka humbur pikë vazhdimisht në tregun vendas. Aktorët e tregut të këmbimeve thanë se kjo dukuri lidhet me dy faktorë:

-Faktori i parë lidhet me efektet sezonale të turizmit. Ky i fundit po i kthehet normalitetit pas pandemisë dhe të dhënat e INSTAT treguan se për 5 mujorin, hyrjet e të huajve në vend ishin 12% më të larta më të larta se sa viti 2019, kur ishte shënuar dhe viti më i mirë historik për turizmin deri tani. Si rrjedhojë, prurjet e valutës nga turizmi janë shtuar.

-Faktori i dytë lidhet me hyrjet informale, që gjithnjë kanë ndikuar në shtimin e ofertës së valutës në vend.

Sipas operatorëve, pas lajmeve për amnistinë fiskale, ka një shtim të hyrjeve të flukseve informale të parasë, duke qenë një tjetër faktor që ka ndikuar në zhvlerësimin e euros.

Nismat e fundit të qeverisë për legalizimin e kanabisit dhe aplikimin e një amnistie fiskale, edhe nëse nuk bëhen ligje të zbatueshme, po përkthehen si sinjale pozitive për aktivitetet e paligjshme, trafikantët dhe të korruptuarit.

Amnistia parashikon legalizim të cash-it deri në 2 milionë euro, si dhe legalizim të kapitalit jashtë e brenda, përfshirë dhe pasuritë e paluajtshme, kundrejt një tarife prej 7-10%.

Operatorët e tregut pohojnë se euro pritet të jetë e dobët në javët në vijim, teksa historikisht në gusht valutat janë të dobëta për shkak të efekteve sezonale të turizmit dhe kthimit të emigrantëve./Monitor

Ju sugjerojmë

Tare përshpejton për Jasharin, oferta rritet në 35 milionë euro
Sport

Tare përshpejton për Jasharin, oferta rritet në 35 milionë euro

1 Korrik, 2025 3:09 pm
Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale
Aktualitet

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria në narkodiktaturë, të kthehet vota e lirë

1 Korrik, 2025 2:49 pm
Trafikoi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit(Detajet)
Aktualitet

Trafikoi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit(Detajet)

1 Korrik, 2025 2:35 pm
SPAK akuzë për trafikimin e 1 ton kanabis/Pranga shqiptarit,pjesë e një organizate..
Aktualitet

SPAK akuzë për trafikimin e 1 ton kanabis/Pranga shqiptarit,pjesë e një organizate..

1 Korrik, 2025 2:23 pm
Agron Malaj paditi për shpifje Xhelal Mziun, sot seanca e pajtimit në GJKKO
Aktualitet

Agron Malaj paditi për shpifje Xhelal Mziun, sot seanca e pajtimit në GJKKO

1 Korrik, 2025 2:14 pm
Fotoja familjare nga takimi BE-Ballkani Perëndimor në Shkup / Rama në krah të Kurtit
Aktualitet

Fotoja familjare nga takimi BE-Ballkani Perëndimor në Shkup / Rama në krah të Kurtit

1 Korrik, 2025 2:09 pm
Inceneratori i Elbasanit, SPAK akuzë për ish-deputetin e PS dhe Mirel Mërtirin
Aktualitet

“Plumbi i Artë”/Dështon seanca,pranohet kërkesa e avokatëve për dëshminë e Alibejt

1 Korrik, 2025 2:09 pm
U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit
Rajoni

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit

1 Korrik, 2025 1:36 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Bie nga pallati, humb jetën një person në Tiranë

1 Korrik, 2025 1:35 pm
Silva Hasaj me mbi 500 vota të pamerituara, çfarë po ndodh me rinumërimin për Fierin
Aktualitet

Silva Hasaj me mbi 500 vota të pamerituara, çfarë po ndodh me rinumërimin për Fierin

1 Korrik, 2025 1:29 pm
Para
Djali plagosi nënën me thikë,fqinji:U hodh nga kati i dytë, ai e ndoqi, më pas…

Djali plagosi nënën me thikë,fqinji:U hodh nga kati i dytë, ai e ndoqi, më pas...

Balla propozon ndryshime në Kodin Rrugor, sa do jetë vlefshmëria e patentave

Balla propozon ndryshime në Kodin Rrugor, sa do jetë vlefshmëria e patentave

Sa shpejt do të anëtarësohen Finlanda dhe Suedia në NATO?

Sa shpejt do të anëtarësohen Finlanda dhe Suedia në NATO?

TE FUNDIT

Tare përshpejton për Jasharin, oferta rritet në 35 milionë euro

Tare përshpejton për Jasharin, oferta rritet në 35 milionë euro
1 Korrik, 2025

Milani është gati të përshpejtojë për Ardon Jasharin. Futbollisti shqiptaro-zviceran ka dhënë miratimin për t’u transferuar te kuqezinjtë dhe drejtori...

Lexo më shumë

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria në narkodiktaturë, të kthehet vota e lirë

Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale
1 Korrik, 2025

Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto...

Lexo më shumë

Trafikoi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit(Detajet)

Trafikoi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit(Detajet)
1 Korrik, 2025

Policia e Shtetit njoftoi se falë bashkëpunimit me autoritetet evropiane, më saktësisht ato franceze, është arrestuar një pjesëtar i një...

Lexo më shumë

SPAK akuzë për trafikimin e 1 ton kanabis/Pranga shqiptarit,pjesë e një organizate..

SPAK akuzë për trafikimin e 1 ton kanabis/Pranga shqiptarit,pjesë e një organizate..
1 Korrik, 2025

Kapet në Francë, pjesëtari i një organizate kriminale ndërkombëtare që akuzohet nga SPAK, për trafikimin e mbi 1 ton Cannabis,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com