Kronikë

Djali plagosi nënën me thikë,fqinji:U hodh nga kati i dytë, ai e ndoqi, më pas…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:38 - 05/07/22 |
Opi Nion

Krimi i ndodhur ditën e sotme në një familje në Patos, ku djali qëlloi me thikë nënën e tij tronditi banorët e zonës ku ata jetonin.

Një nga fqinjët e familjes Çobaj ka treguar momentet kur djali, 30-vjeçari Klajdi Çobaj, qëlloi me thikë 50-vjeçaren Donika Çobaj.

Ai rrëfen se ka parë 50-vjeçaren të plagosur në ballkon, ndërsa kjo e fundit është hedhur nga kati i dytë për t’i shpëtuar duarve të të birit.

Më tej fqinji thotë se 30-vjeçari e ndoqi nënën sërish dhe filloi ta qëllonte edhe jashtë.

“Dëgjuam zhurma. O Klajdi ça bërë, se jemi komshinj.  Dola në ballkon bashkë me nipin dhe pamë atë të gjakosur që po dilte nga dera e ballkonit, në ballkon ai duke e goditur. E shkreta u hodh nga kati i dytë, unë i bërtita, o Klajdi ca bën. Është djali i mirë, edhe ajo si grua shume e mirë. U hodh nga ballkoni për ti shpëtuar.

Ai e ndoqi prapë, filloi ta qëllonte jashtë. Unë i bërtita dhe në atë kohë më dëgjoi dhe e la, e hodhi thikën. Më pas erdhi dhëndri i tij, e mori dhe e çoi në spital. Më pas erdhi policia. Kemi 30 vjet këtu, janë njerëz shume të mirë. Jemi tronditur, por një gjendje e jashtëzakonshme për atë djalë sepse është shumë djalë i mirë”, tregoi i riu, i cili ishte dëshmitar i ngjarjes, në një deklaratë për mediat.

Plagosja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm. I riu është shoqëruar nga policia, ndërsa nëna ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Pas