Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se ka tërhequr forcat e saj nga ishulli i Gjarpërinjve, i cili u bë një fokus i vëmendjes në ditët e para të luftës, kur një grup i vogël ushtarësh ukrainas që mbronin ishullin u dëgjuan në regjistrimet audio duke i thënë një luftanijeje ruse të “shkonte në ferr”.
“Si një gjest i vullnetit të mirë, trupat ruse kanë përfunduar sot kryerjen e detyrave në ishullin e Gjarpërinjve dhe kanë tërhequr garnizonin e vendosur atje,”-tha ministria.
Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, ishullit të Gjarpërinjve iu dha një status jetësor dhe pothuajse mitik në luftë.
Me një dalje shkëmbore në Detin e Zi, ajo u kap më parë nga Rusia. Tani Ukraina ka rifituar kontrollin mbi të.
Historikisht, ishulli i Gjarpërinjve ishte territor rumun derisa në vitin 1948 iu dorëzua Bashkimit Sovjetik, i cili e përdori atë si bazë vëzhgimi./Opinion.al