Një 67-vjeçar nga Përrenjasi, i raportuar i zhdukur nga familja e tij pak ditë më parë, është gjetur i mbytur në rezervuarin e Hecit.
Lajmi bëhet me dije nga policia e cila njofton se në trupin e viktimës, nuk kishte shenja dhune.
“Më datë 23.06.2022, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, në rezervuarin e Hecit, shtetasi D. B., 67 vjeç, banues në Prrenjas. Paraprakisht kishte bërë kallëzim djali i tij, për largimin nga banesa të 67-vjeçarit. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera”, njofton policia./Opinion.al