Ditën e sotme një i moshuar polak është gjetur pajetë në banesën që kishte marrë me qira në bulevardin “Bajram Curri”.
Viktima është 73-vjeçari polak, A.H. ndërkohë që nga kqyrja paraprake, në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.