Policia e Durrësit ka dhënë detaje rreth zjarrit të rënë këtë mëngjes në Porto Romano.
Sipas uniformave blu, rreth orës 08:30 ka rënë zjarr në depozitat e gazit në Porto Romano.
Mësohet se me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale.
“Rreth orës 08:30, në Porto Romano, Durrës, ka rënë zjarr në depozitat e gazit.
Me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor ndodhet vendngjarje ku vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”,-njofton policia./Opinion.al