Kronikë

I gjetën automatik dhe municion luftarak në dhomën e gjumit,arrestohet 17-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:28 - 18/06/22 |
Opi Nion

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 17-vjeçar i cili mbante armë zjarri automatik dhe municion luftarak, në banesë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi P. N., 17 vjeç, banues në Mamurras.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në dhomën e gjumit, në banesën ku jetonte ky shtetas, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./Opinion.al

Pas