Ka ndërruar jetë 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, drejtuesi i automjetit tip “Benz”, që shpërtheu me eksploziv këtë të shtunë në Tiranë.
I riu nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Tiranë/Informacion shtesë
Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se:
Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.