Bota

Von der Leyen sërish në Kiev, çfarë do diskutojë me Zelensky-n



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:01 - 11/06/22 |
Opi Nion

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është rikthyer sot në Kiev për një takim me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në një status në Twitter, Von der Leyen, e cila gjithashtu vizitoi kryeqytetin ukrainas në prill, tha se dyshja do të diskutojë për rindërtimin e Ukrainës dhe përparimin që ajo po bën në “rrugën evropiane”.

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, pritet të japë javën e ardhshme një opinion mbi kërkesën e Ukrainës për t’i dhënë statusin e kandidatit në BE, një hap i parë në rrugën e gjatë drejt anëtarësimit.

Të premten, Zelensky i kërkoi BE-së që të veprojë shpejt për t’i ofruar Ukrainës statusin e vendit kandidat për t’u bashkuar me bllokun 27-vendesh dhe përshkroi se si “zona gri” në të cilën është lënë Ukraina kishte inkurajuar agresionin rus.

Pas