Kronikë

Shpërthimi me tritol në makinën në Tiranë, vdes shoferi 27-vjeçar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:18 - 11/06/22 |
Opi Nion

Ka ndërruar jetë 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, drejtuesi i automjetit tip “Benz”, që shpërtheu me eksploziv këtë të shtunë në Tiranë.

I riu nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se:

Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pas