Vrasja e Nevila Pjetrit është filmuar nga kamerat e sigurisë të një resorti bregdetar në Marinella di Sarzana.
Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë Daniele Bedini natën mes së shtunës dhe të dielës së kaluar u filmua teksa po kalonte me një makinë Fiorino të bardhë në shoqërinë e viktimës. Ai udhëtoi nga Papa Giovanni XXIII dhe, pasi u kthye Brigate Partigiane, mori rrugën drejt detit për të shkuar në Bagno Soleado.
Në këtë vend ai dyshohet sipas Prokurorisë që ka vrarë 35-vjeçaren shqiptare. Sipas asaj që raportohet nga hetuesit, vrasja ishte një ekzekutim i vërtetë. Bedini kishte ulur në gjunjë Nevila Pjetrin dhe më pas e kishte qëlluar me plumb në kokë. Burri u akuzua edhe për vdekjen e vajzës transgjinore Camilla Bertolotti, trupi i së cilës u gjet 24 orë më vonë në një vend jo shumë larg atij të krimit të parë.
Të gjitha videot janë marrë nga hetuesit. Bedini është kapur nga disa kamera. E para, e cila ka filmuar kalimin me makinë, është ajo e një aktiviteti tregtar, ndërsa tjetra është ajo e shtëpisë së tij në via Carriona që gjithashtu e “tradhton”autorin.
32-vjeçari është filmuar teksa doli nga mjeti i tij rreth orës 06:00 të mëngjesit të së dielës. Pak orë më vonë u gjet trupi i Nevila Pjetrit.