Kronikë

Në Durrës me Audi A7, pasi del nga makina të riut nga Vlora i vjedhin automjetin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:05 - 11/06/22 |
Opi Nion

Një 31-vjeçari nga Vlora i kanë grabitur automjetin në Durrës. Ka qenë vetë i riu që ka denoncuar në polici se pasi ka ndaluar automjetin pranë kolegjit “Turgut Ozal”, i kanë grabitur mjetin tip “Audi A7”. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftim i Policisë Durrës

Më datë 09.06.2022, në Durrës, shtetasi F. S., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka kallëzuar se në afërsi të kolegjit “Turgut Ozal”, pasi ka ndaluar mjetin të cilin e kishte lënë të ndezur, dhe ka dalë jashtë tij për nevoja personale, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur mjetin tip “Audi A7”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave te ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Vjedhja”.

Pas