Kronikë

Drogë në mes të vreshtave, arrestohet 43-vjeçari në Berat



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:30 - 11/06/22 |
Opi Nion

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia pasi kishte kultivuar lëndë narkotike në mes të vreshtave në oborrin e shtëpisë.

Pas kontrolleve të ushtruara nga policia, Roland Banajt iu gjetën fidanët e kultivuar të cilët u asgjësuan.

Policia bën me dije se sekuestroi edhe 340 fara narkotike që autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, do t’i kultivonte në mes të vreshtave me hardhi. Po ashtu është seluestruar edhe një sasi lënde narkotike që iu gjet këtij shtetasi, në banesë.

43-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kultivimi i fidanëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Pas