Janë shpëtuar nga kampi i ISIS edhe 13 shtetas shqiptarë. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtari sirian Dr Abdulkarim Omar, i cili përmes nj postimi në “Twitter” ka bërë të ditur se 4 gra dhe 9 fëmijë i janë dorëzuar një delegacioni shqiptar.
“Më 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar ai në Twitter./Opinion.al