Edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i finales së Conference League, ku Roma dhe Feyenoord do të përballen në stadiumin Air Albania.
Tifozët po futen brenda në stadium, ndërsa nëpër kryeqytet janë regjistruar incidente aspak të këndshme.
Një nga ngjarjet e pakëndueshme ishte edhe fotografimi i tifozëve holandezë duke urinuar në rrugët e Tiranës, ndërsa tualetet publike ndodheshin vetëm pak metra larg.
Ashtu siç shihet edhe në foto, tifozët janë rreshtuar duke urinuar në murin metalik, ku ndodhej më parë teatri Kombëtar./Opinion.al