Konferenca e Kryetarëve ka rënë dakord që më 23 maj, ora 18:00 do të zhvillohet raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Komisioni i Ligjeve do të mblidhet më 23 maj ora 10:00.
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve do të bëhet më 22 maj, ora 16:00.
“Kush është dakord që data e radhës për raundin e dytë të jetë data 23 maj? Po miratohet”-tha kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla./Opinion.al