Një 38-vjeçar u paraqit paraditen e së shtunës në spitalin e Sarandës i plagosur.
Erlind Rumani ishte qëlluar me thikë në qafë, ndërsa policia njoftoi se ai ishte konfliktuar me një person tjetër.
“Më datë 15.05.2022, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës shtetasi E. R., 38 vjeç, banues në lagjen Nr. 2 Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetas tjetër. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personit të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia./Opinion.al