Bjellorusia, aleatja e Rusisë, ka vendosur forca e saj speciale pranë kufirit me Ukrainën, duke pretenduar se kjo gjë erdhi për shkak të një mobilizimi mbrojtës pas shtimit të radhëve nga forcat e armatosura të Kievit nga ana tjetër e kufirit.
“Në drejtimin operacional jugor, një grup prej 20,000 ushtarakësh të krijuar nga forcat e armatosura ukrainase kërkon përgjigjen tonë. Forcat operacionale speciale janë dislokuar në tre drejtime taktike për të ruajtur sigurinë e Bjellorusisë,” deklaroi shefi i shtabit të Bjellorusisë, Viktor Gulevich.
Bjellorusia është një ndër të paktat vende që ka mbështetur ofensivën e Rusisë në Ukrainë, madje më 24 shkurt kur nisi dhe i ashtuquajturi “operacion special” një pjesë e ushtrisë ruse hyri pikërisht nga territori bjellorus.