Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ Aksidentet, në terren flota e makinave me radarë dhe lexues targash

2022/05/10 at 3:30 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Aksidentet, në terren flota e makinave me radarë dhe lexues targash

Pas aksidenteve rrugore të njëpasnjëshme, ku më i frikshëm ishte ai në Tiranë ku një makinë përplasi një çift me fëmijën tre muajsh, masa të reja janë marrë nga Policia e Shtetit.

Në një njoftim për media, autoritetet bëjnë me dije se me qëllim parandalimin e aksidenteve, Drejtoria e Policisë Rrugore ka nxjerrë në terren flotën e re të makinave të pajisura me radarë dhe lexues automatikë të targave.

Prej mbrëmjes së djeshme, përveç makinës inteligjente dhe radarëve automatikë, kanë dalë në terren edhe 10 automjete të reja, të pajisura me mjete logjistike bashkëkohore, që evidentojnë, në ecje, shpejtësinë e qarkullimit dhe lexojnë automatikisht targat e automjeteve.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë evidentuar, nga makina inteligjente, në rrugët e kryeqytetit, 123 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi dy deri në tre herë mbi normën e lejuar, të cilëve u është pezulluar leja e drejtimit nga 3 deri në 12 muaj, janë ndëshkuar me gjoba nga 10.000 deri në 30.000 lekë të rinj, si dhe u janë zbritur nga 5 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.

Nga konstatimet rezultoi se nga 103 drejtues mjetesh të evidentuar për qarkullim me shpejtësi, 39 prej tyre, krahas shpejtësisë, janë konstatuar edhe duke përdorur celularin; 31 prej tyre, krahas shpejtësisë, janë konstatuar edhe pa vendosur rripin e sigurimit, ndërsa 23 drejtues mjetesh janë konstatuar duke kryer 3 shkelje, tejkalim shpejtësie, mosvendosje të rripit të sigurimit dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Ndërkohë, si rezultat i vënies në përdorim të flotës së re të automjeteve, janë konstatuar, në ecje, brenda unazës dhe në rrugët e tjera të kryeqytetit, 56 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, 9 drejtues mjetesh që kishin pa shlyer nga 10 deri në 17 masa administrative, si dhe 4 automjete të shpallura “Alert” për shpejtësi, matur nga radarët automatikë.

Makina inteligjente dhe flota e makinave e pajisur me radarë e lexues automatikë të targave do të qarkullojnë jo vetëm në rrugët e kryeqytetit, por edhe në të gjitha qytetet dhe akset rrugore në vend.

Ju sugjerojmë

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
Aktualitet

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

10 Maj, 2025 2:41 pm
Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë
Rajoni

Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë

10 Maj, 2025 2:17 pm
Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës
Aktualitet

Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës

10 Maj, 2025 2:12 pm
Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës
Aktualitet

Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës

10 Maj, 2025 2:01 pm
11 Maji/ Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur edhe në Vlorë e Fier
Aktualitet

11 Maji/ Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur edhe në Vlorë e Fier

10 Maj, 2025 1:50 pm
Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
Aktualitet

Kreu i KQZ urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore

10 Maj, 2025 1:41 pm
Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës
Aktualitet

Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës

10 Maj, 2025 1:11 pm
Akuza për blerje votash në Maqellarë? Policia çon në SPAK materialet për 4 persona
Aktualitet

Akuza për blerje votash në Maqellarë? Policia çon në SPAK materialet për 4 persona

10 Maj, 2025 1:06 pm
Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore
Aktualitet

Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

10 Maj, 2025 12:46 pm
Mitingu përmbyllës i PD dhe PS, LaCivita publikon pamjet: Një fitues…një humbës
Aktualitet

Mitingu përmbyllës i PD dhe PS, LaCivita publikon pamjet: Një fitues…një humbës

10 Maj, 2025 12:43 pm
Para
Bordi vendos çmimet e reja, ja sa do të kushtojë nafta, benzina dhe gazi

Bordi vendos çmimet e reja, ja sa do të kushtojnë nafta, benzina dhe gazi

Opinion/ Aksident dramatik në mes të Tiranës

Opinion/ Aksident dramatik në mes të Tiranës

Berisha për deputetët që munguan në Kuvendin e PD: E kanë vendin e tyre në…

"Rritja e çmimeve alarmante", Berisha: Bordet si shushunja, mburojë e qeverisë

TE FUNDIT

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
10 Maj, 2025

'Giro d'Italia' po vijon të shtunën e 10 majit me Etapën e Dytë në Tiranë për edicionin e 108-të të...

Lexo më shumë

Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë

Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë
10 Maj, 2025

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, pretendoi të shtunën se vizita e presidentit Aleksandar Vuçiq në Moskë...

Lexo më shumë

Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës

Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës
10 Maj, 2025

“Shqipëria bëhet një nga vendet që garanton të drejtën e votës për qytetarët e saj kudo që ndodhen”. Kështu ka...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës

Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës
10 Maj, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka dhënë një mesazh për të gjithë punonjësit e Policisë lidhur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com