Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund pushtimit rus të Ukrainës dhe “vrasjeve të pakuptimta” që po ndodhin në terren.
Duke folur në një konferencë shtypi në Berlin me kryeministrin indian Narendra Modi të hënën, Scholz tha se ajo që “është e rëndësishme është të arrijmë një të ardhme më të mirë së bashku, jo duke bërë luftëra kundër njëri-tjetrit, por duke bërë të mundur zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e përbashkët”.
Kancelari gjermane i bëri thirrje gjithashtu Putinit që të “tërheqë trupat e tij nga Ukraina”, duke shtuar se “kufijtë nuk duhet të ndryshohen përmes përdorimit të dhunës”./Opinion.al