Aktorja Angelina Jolie e cila vizitoi Ukrainën, është dërguar me urgjencë në një vend të sigurt në Lviv pas nisjes së bombardimve nga forcat ruse.
Jolie, 46 vjeçe, tërhoqi vëmendjen kur u shfaq në një video duke ecur me shpejtësi me një shoqërues nën zhurmën e një sirene që paralajmëronte një sulm ajror.
Ndërsa grupi u filmua duke u larguar drejt sigurisë, aktorja tha: “Jam mirë”.
Jolie ka punuar si e dërguar speciale për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (OKB) për shumë vite, por specifikat e udhëtimit të saj në Ukrainë janë të paqarta.
Lviv ka qenë nën sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse gjatë javëve të fundit.