Sport

“Mbreti” i merkatos, ndahet nga jeta Mino Raiola


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:25 - 01/05/22 |
Opi Nion

Mino Raiola, një nga agjentët më të njohur të futbollistëve, është ndarë nga jeta këtë të shtunë, në moshën 54 vjeçare, në një spital italian pas betejës së gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmin e konfirmoi vetë familja e agjentit.

Lindur në Itali, Raiola u rrit në Hollandë, përpara se të shndërrohej në një nga agjentët më të fuqishëm të futbollit botëror, me klientë disa prej lojtarëve më të kërkuar si Erling Haaland, Paul Pogba, Gigi Donnarumma, Zlatan Ibrahimovic, Marco Verratti, Stephan De Vrij, Mathijs De Ligt apo Mario Balotelli.

Një nga marrëveshjet më të mëdha të Raiolas ishte rikthimi i Pogba-s në 2016-ën nga Juventus tek Manchester United, duke vendosur një rekord për pagesën në atë kohë, prej plot 89 milionë paundësh.

Pas