Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku po zhvillon një takim me kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj, dhe dy deputetët e PD, Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin.
Nuk dihet se çfarë është duke u biseduar por të pranishëm në takim janë edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe Gabriel Escobar.
Zyrtarja e lartë e DASH ishte më herët me kryeministrin Rama, në kuadër të vizitës që po zhvillon në Tiranë. Ende nuk ka një reagim nga Kryeministria se për çfarë biseduan në takimin e tyre Rama dhe zyrtarja e lartë e DASH./Opinion.al