I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka mbërritur sot në Tiranë bashkë me ndihmës-sekretaren amerikane për çështjet europiane dhe euroaziatike Karen Donfried.
Escobar, Donfried dhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri janë takuar edhe me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili ditën e sotme vizitoi Shqipërinë.
Ambasada amerikane përmes një postimi në Tëitter njofton se tema e diskutimit ka qenë integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
“Ndihmës Sekretarja e Shtetit Karen Donfried dhe Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, , Oliver Varhelyi u takuan për të diskutuar përparësinë e përbashkët të integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. lufta në Ukrainë e ka bërë integrimin në BE edhe më urgjent. Të dyja palët rikonfirmuan mbështetjen e tyre të fortë për bisedimet e anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu rikonfirmuan përkushtimin e tyre për të punuar me partnerët shqiptarë për reformën në drejtësi dhe integrimin në BE”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.