Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsioanit dhe Krimit të Organizuar do të kalojë në lupë edhe pasuritë e ish-deputeti të Partisë Socialiste Alqi Bllako.
Mësohet se SPAK ka nisur hetim pasuror ndaj Bllakos, dhe verifikime do t’ju bëhen edhe llogarive të tij bankare.
Kujtojmë se SPAK i sekuestroi ish-deputetit një apartament në pronësi të babait të tij, por verifikime do të ketë edhe pasuri të tjera që janë në pronësi të Alqi Blloakos dhe familjarëve të tij të afërt.
Gjithashtu SPAK po kryen një sërë veprimesh hetimore edhe për disa pasuri që Bllako i ka shitur kohët e fundit. Sipas Klan News, shkresa për të verifikuar pasuritë e Bllakos janë dërguar edhe në institucionet e agjencitë e pronave.
Bllako është arrestuar dhe ndodhet në qeli pasi GJKKO vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre./Opinion.al