Janë publikuar në mediat e huaja pamjet e banesës në fshatin Stolac në Bosnjë, ku mbeti e vrarë 28-vjeçarja Elmira Sefo.
Sipas banorëve të zonës, një shkëmb i madh nga kodra u shemb mbi shtëpinë ku ndodhej Elmira, prindërit dhe motra e saj.
E reja shkoi me plagë të rënda në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte. Motra dhe prindërit e saj gjithashtu mbetën të lënduar, por jashtë rezikut për jetën.