Për shkak të motit të keq Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se trageti i linjës Ankona- Durrës nuk do të mbërrijë sipas orarit të përcaktuar.
Trageti “AF Marina” ishte parashikuar të mbërrinte mesditën e sotme në Portin e Durrësit, por ka hasur vonesa dhe vështirësi në lundrim, prandaj pritet të mbërrijë në orët e para të ditës së nesërme.
Njoftimi i plotë:
Për arsye të motit të paqendrueshëm, trageti i linjës Ankona- Durrës “AF Marina” që ishte parashikuar të mbërrinte mesditën e sotme në Portin e Durrësit, ka hasur vonesa dhe vështirësi në lundrim, prandaj pritet të mbërrijë në orët e para të ditës së nesërme(dt.23.4.2022).
Për rrjedhojë, po ky traget(Af Marina), nuk do të kryejë lundrimin sipas itinerarit që kishte planifikuar për mbrëmjen e sotme, por pritet të niset nesër rreth orës 11:00 drejt Barit(Itali).
Ndërkohë do të vijojnë normalisht lundrimin tragetet:
– “Rigel VII” nisje e parashikuar rreth orës 23:00 drejt Barit;
– “AF Claudia” nisje e parashikuar rreth orës 17:00 drejt Ankonës.
Jemi në monitorim të vazhdueshëm të situatës.