Kreu i Grupit Parlamentar i Parisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri. Në një prononcim për mediat, Balla u shpreh se për herë të parë ky proces do të drejtohet nga Partia Socialiste.
“Procesi që Partia Socialiste për herë të parë drejton në mënyrë të drejtpërdrejtë të zgjedhjes se presidentit të Republikës pas shume vitesh do të jetë shumë transparent dhe një proces qe do te këtë një standard për zgjedhjen e presidentit pas kësaj radhe.
Ne na duhet një president që të respektojë normën kushtetuese, president normal dhe mbi të gjitha një president që na bashkon. Një president që përfaqëson unitetin kombëtare. Ky do të jetë një proces që fillon prej ditës së nesërme e që do të ecim përpara. Procesi ka disa garanci dhe disa verifikime”,-tha Balla.