Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jam 191 cm i gjatë”/E pëson i riu, policia e zbret në tokë, e mat dhe e arreston

2022/04/17 at 10:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Jam 191 cm i gjatë”/E pëson i riu, policia e zbret në tokë, e mat dhe e arreston

Barsoletat për shoferët që nuk mbajnë rrip sigurimi gjatë drejtimit të mjetit janë të pafundme. Me siguri çdokujt mund t’i kujtohet menjëherë një e tillë, për shoferë që i thonë policit se “nuk lidhet burri për 5 mijë lekë”. Por një shofer i tillë ka kaluar përtej çdo imagjinate dhe sensi humori. Ai është një i ri nga Shkodra dhe ka inicialet S.B. Duket se nuk e ka pasur shumë me dëshirë vendosjen e rripit të sigurisë dhe siç kuptohet, as policët dhe as gjobitjen për këtë fakt. Ndaj ai ka bërë atë që asnjë shofer nuk e ka bërë në realitet: Ka shfrytëzuar Kodin Rrugor që parashikon mosvendosje rripi sigurie për personat që janë të gjatë.


Dhe për këtë ka marrë një vërtetim nga një mjek. Por ajo që e ka tradhëtuar shoferin e pazakontë nuk është as dokumenti dhe as sjellja e tij, por mospërputhja mes shtatit të shkurtër dhe dokumentit që e përshkruan mbi 1.90. Për këtë fakt, sipas burimeve  pranë policisë së Tiranës, shtetasi S.B. u arrestua nga departamenti kundër krimit ekonomik për akuzën e falsifikimit të dokumentave.

Si u zbulua?

Shoferit në fjalë iu ngrit tabela për të qëndruar, tha një burim policor nga një patrullë e policisë rrugore. Patrulla gjendej në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet dhe qytetari drejtonte një mjet tip Ëolksvagen pa vendosur rripin.

Ajo që ka ndodhur më pas përshkruhet në deklaratën e arrestimit të të riut. Shoferi ka dorëzuar një dokument shëndetësor ku shkruhej se shoferi përjashtohej nga detyrimi i mbajtjes së rripit të sigurimit pasi ishte i gjatë mbi 191 centimetra. Policia shton se patrulla policore dyshoi ngaqë shoferi nuk dukej aq i gjatë sa përshkruhej në dokumenta ndaj i është kërkuar që të lërë makinën dhe të zbresë në tokë. “Në pamje të parë edhe kur zbriti në tokë – shkruhet në raportin e policisë, ky qytetar nuk ishte aq i gjatë sa në dokument dhe për këtë arsye ai është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale”.

Gjatë hetimeve në selinë qendrore të policisë së kryeqytetit, një agjent i krimit ekonomik e ka pyetur madje edhe oficerin e policisë se si i lindi dyshimi duke qenë se shoferi ishte i ulur në sedilje dhe gjatësia e tij edhe mund të mos vihej re.

“Edhe unë edhe kolegu tjetër në shërbim jemi shtatlartë dhe e kemi idenë se deri ku arrin kur je i ulur në sedilje. Por unë jam mbi 184 centimetra dhe di që shpatullat qëndrojnë në krye të sediljes, qytetarit nuk i dukeshin aq lart. Ndaj i kërkuam të zbriste në tokë. Kur qytetari zbriti nga makina vërejta se ai ishte më i shkurtër se unë, ndaj dhe dyshova se ky shtetas nuk ishte i gjatë mbi 191 centimetra, ashtu siç tregohej në dokumentin që na dha”, është shprehur njëri nga policët e patrullës.

Policia thotë se pavarësisht kësaj deklarate dhe këqyrjes me sy, në drejtorinë vendore i riu shkodran është vendosur me shpatulla pas muri dhe i është matur gjatësia, ku dhe është konfirmuar për efekt shkresor se ai nuk ishte i gjatë aq sa tregohej në dokumentin mjekësor. Për pasojë, ai duhej të mbante rripin e sigurimit si çdo qytetar tjetër, mbasi nuk bën pjesë te rastet përjashtimore.

Policia tha se menjëherë ka sekuestruar dokumentin mjekësor që qytetari i ka patrullës, dokument i lëshuar në datën 3 nëntor 2020 në qytetin e Shkodrës.

Policia deklaron se përpara se ta arrestonin, qytetari në fjalë është pyetur se si e siguroi dokumentin mjekësor dhe si e falsifikoi atë. Ai ka mohuar që dokumenti të ketë qenë i falsfikuar.

“Kam nxjerrë shpatullën para ca kohësh dhe kisha acarim lëkure dhe kuptova që këtë problem ma shkaktonte rripi. Këtë dokument e përdor vetëm pas orarit të punës dhe me automjetin tim personal, pasi sa herë drejtoj makinën time më dhemb shpatulla dhe ndjej këtë problem shëndetësor”, mësohet të jetë shprehur i riu gjatë deponimit të tij.

Policia e ka pyetur se kush ia kishte lëshuar dokumentin dhe shtetasi S.B. ka treguar se “nderin ia kishte bërë mjeku i familjes”.

“Në qytetin tim, si kushdo, kam mjek familjeje. Ia tregova problemin e shpatullës dhe konstatimin për situatën sa herë drejtoja makinën. Në mirëbesim mjeku më lëshoi dokumentin mbasi i tregova se duhet të isha mbi 191 centimetra dhe ai në mirëbesim nuk më mati. Mjeku e mori të mirëqenë këtë fakt dhe pas kësaj nuk kisha më problem me policinë”, ka dëshmuar qytetari shkodran./ Gazeta “Si”



Ju sugjerojmë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Para
Zelensky ka ftuar Macron në Ukrainë për të parë provat e gjenocidit

Zelensky ka ftuar Macron në Ukrainë për të parë provat e gjenocidit

Zelensky diskuton “rindërtimin e pasluftës” së Ukrainës me drejtoreshën e FMN

Zelensky diskuton “rindërtimin e pasluftës” së Ukrainës me drejtoreshën e FMN

Vuçiç: “Rreziku” i anëtarësimit të Kosovës në NATO nuk është naiv

Vuçiç për armatosjen e Kosovës:S’kanë të drejtë ta bëjnë,ndodh sepse iu intereson
















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com