Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti i “Balfin” Mane, memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Ekonomisë

2022/04/17 at 1:51 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti i “Balfin” Mane, memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Ekonomisë

Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, vizitoi Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, ku u takua me Dekanin, Prof. Dr. Dhori Kule, akademikë dhe studentë për të forcuar urat e bashkëpunimit. Gjatë vizitës në ambientet e këtij institucioni, Samir Mane shprehu vlerësim për punën e stafit akademik dhe nivelin e studentëve. Takimi u finalizua me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit midis Grupit BALFIN dhe Fakultetit të Ekonomisë.


Studentë dhe profesorë ishin të pranishëm në takimin e zhvilluar për t’u njohur më nga afër mbi mundësitë që Grupi BALFIN ofron për të mbështetur universitetet dhe studentët. “Sot studentët përballen me sfida në nivel rajonal e më gjerë por njëkohësisht edhe mundësitë që u jepen bëhen përherë e më mëdha. Si përfaqësues i disa kompanive që kryesojnë tregjet ku veprojnë, i këshilloj të mos heqin dorë nga planet e tyre dhe të synojnë përherë e më lart. Grupi BALFIN e ka parësor edukimin në përgjegjshmërinë e vet sociale dhe është i hapur për të realizuar nisma të përbashkëta me studentë dhe pedagogë,” tha Samir Mane.

Prof. Dr. Dhori Kule shprehu vlerësim për Grupin BALFIN duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet universitetit dhe biznesit në disa fusha të tilla si realizimi i praktikave profesionale, mbështetja me infrastrukturë, realizimi i studimeve dhe kërkimeve shkencore me interes të përbashkët, sjellja e eksperiencës dhe ekspertizës së biznesit nëpërmjet angazimit të drejtuesve dhe specialistëve të Grupit BALFIN nëpëmjet seminareve dhe takimeve të ndryshme.

Dy drejtuesit e formalizuan vullentin e mirë për bashkëpunim edhe me nje memorandum, i cili rendit fushat ku mund të jepet kontribut i përbashkët.

Samir Mane veçoi B4Students si një projekt të Grupit BALFIN, dedikuar edukimit në Shqipëri. Studentët e Fakultetit Ekonomik dhe të çdo fakulteti tjetër mund të bëhen pjesë e këtij program me ide që dëshirojnë t’i vënë në zbatim, mundësi praktike profesionale dhe punësimi.

Të diplomuarit nga Fakulteti Ekonomik përbëjnë një nga kategoritë më të mëdha të punonjësve në kompanitë e Grupit BALFIN dhe ky fakt ilustron konkretisht rëndësinë e harmonizimit të përgatitjes universitare me synim integrimin sa më natyral në tregun e punës.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Grupi BALFIN u themelua në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane dhe është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Malin e Zi dhe Holandë. Grupi ka mbi 5.500 punonjës dhe është i pranishëm në disa industri si menaxhimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, teknologjinë, median, logjistikën, etj.

 



Ju sugjerojmë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Para
Kujdes shoferët!Një tjetër pajisje inteligjente në shërbim të Policisë së Shtetit

Kujdes shoferët!Një tjetër pajisje inteligjente në shërbim të Policisë së Shtetit

Veliaj uron Pashkët: Së shpejti një shtatore e Nënë Terezës në Parkun e Liqenit

Veliaj uron Pashkët: Së shpejti një shtatore e Nënë Terezës në Parkun e Liqenit

Pa ushqim, me plastmas në vend të panolinave,Ana kujton vuajtjet kur lindi vajzën

Pa ushqim, me plastmas në vend të panolinave,Ana kujton vuajtjet kur lindi vajzën
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}