Një sherr mes dy të rinjve ka agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit në kryeqytet, ndërsa policia bën me dije se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. I., 35 vjeç.
Ndërkohë në kërkim është shpallur autori 28-vjeçari me inicialet E. K.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 28 vjeç, banues në Kombinat, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, në Kombinat, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. I., 35 vjeç”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al