Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Lufta” e Trump me Universitetet/ Pedagogët e studentët: Pavarësi nga politika

2025/06/01 at 10:32 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE

Lufta mes universiteteve më elitare ameikane dhe administratës së Trump tanimë duket se po thellohet gjithnjë e më shumë. Administrata Trump, duke vepruar bazuar në pretendimet e saj se Harvardi nuk ka arritur të punojë për të larguar antisemitizmin në kampus, ngriu më shumë se 2 miliardë Dollarë në grante dhe kontrata kërkimore në Prill dhe u përpoq të revokonte aftësinë e shkollës për të regjistruar studentë ndërkombëtarë. Universiteti ka ngritur padi ndaj qeverisë federale për të dyja këto vendime.


Nicole Anslover, një historiane dhe profesoreshë e asociuar në Universitetin Atlantik të Floridës, thotë se ndikimi i mundshëm në Harvard është “i jashtëzakonshëm”, pasi rreth një e katërta e trupit studentor të Harvardit vjen nga jashtë SHBA-së.

“Pra, si do të ndikojë kjo në Harvard? Jashtëzakonisht shumë pasi pothuajse një e katërta, 25 përqind e të regjistruarve të tyre janë studentë ndërkombëtarë dhe Sekretarja Noem theksoi se Harvard është shumë i pasur dhe se ata do të jenë mirë pa këtë tarifë shkollimi, siç e tha ajo. Pra, dua ta bëj të qartë se paratë e tarifave të shkollimit nuk shkojnë në fonde. Paratë e shkollimit përdoren për gjëra të tilla si ndihma studentore, programet studentore, pagesa e stafit, pagesa e fakultetit. Dhe kështu, humbja e tarifës së shkollimit nuk do të dëmtojë fondin e Harvardit. Do të dëmtojë aftësinë e tyre për t’u kujdesur për studentët, fakultetin dhe stafin që kanë”, tha Nicole Anslover, profesore Universiteti Atlantik i Floridës.

Administrata amerikane në letër dërguar universitetit bën të ditur se Harvardi është një vatër mospajtimi, antisemitizmi, dhe ndoshta në një farë mënyre strehon terroristë të ardhshëm. Sipas Nicole Anslover qeveria amerikane po e përdor këtë dhe thonë se studentët ndërkombëtarë në Harvard janë në një farë mënyre kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara, por në vitet e fundit nuk është regjistruar asnjë precedent i tillë.

Masa për të ndaluar studentët e huaj në Harvard është përshkallëzimi i fundit në një betejë më të gjerë, ndërsa Trump kërkon të detyrojë universitetet, gjykatat dhe institucionet e tjera që vlerësojnë pavarësinë nga politikat partiake të përputhen me axhendën e tij.

Por për avokatin e emigracionit Charles Kuck, vendimet e fundit mund të çojnë në një rënie masive të studentëve të huaj.

“Vendimet e Trump janë një mesazh për të gjithë arsimin e lartë se duhet të pajtoheni me mënyrën e të menduarit se si kjo administratë mendon se duhet të jetë arsimi i lartë. Është e qartë se ajo që do të shohim është një rënie masive e studentëve të huaj që vijnë në Shtetet e Bashkuara duke filluar nga Shtatori”, tha Charles Kuck

Sipas Charles administrata i sheh universitetet si një vatër liberalësh, progresistësh, njerëzish që janë të rreshtuar kundër parimeve të MAGA-s.

“Ata e shohin atë si një terren pjellor. Pra, nëse mund ta prishësh terrenin pjellor, nuk do të kesh aq shumë njerëz progresivë, pra njerëz të arsimuar, që kundërshtojnë nacionalizmin e administrates”, tha Charles Kuck.

Për shumë analistë ajo që do të ndodhë gjithashtu është se studentët dhe studiuesit që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore tani po joshen nga Franca, Gjermania, Kanadaja, po joshen nga Kina.

“Por në përgjithësi ka 1.2 milion studentë në Shtetet e Bashkuara. Dua të them, ka shumë studentë të huaj këtu. E dini, jo vetëm që studentët e huaj sjellin në kampusin universitar, këtë bashkëveprim ndërkombëtar me studentët qytetarë amerikanë që janë atje, por ata gjithashtu ofrojnë fonde masive sepse të gjithë paguajnë tarifën e plotë të shkollimit. Pra, e dini, tarifa e shkollimit do të rritet për qytetarët amerikanë në pothuajse çdo universitet nëse nuk do të kishim studentë të huaj. A do të rritet 100%?” Këtë do e shohim”, tha Charles Kuck.

Trump dhe republikanët e tjerë kanë akuzuar prej kohësh universitetet elitare për paragjykime të krahut të majtë. Harvard gjithashtu ka humbur fonde federale me vlerë totale mbi 2 miliardë dollarë dhe po lufton humbjen e statusit të tij të përjashtuar nga taksat.

“Pra, një veprim tjetër që administrata po përpiqet të ndërmarrë kundër Harvardit është revokimi i statusit të tyre të përjashtimit nga taksat, gjë që, përsëri, bazuar në fondin e tyre shumë të madh, duke penguar përsëri kërkimin”, tha Nicole Anslover.

Vetë presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se statusi i përjashtimit nga taksat është një privilegj dhe është abuzuar nga shumë më tepër sesa Harvard dhe kjo sipas tij do të shihet në vazhdimësi sesi do të funksionojë. Studentët dhe pedagogët në Universitetin e Harvardit i kanë kërkuar universitetit të qëndrojë i vendosur mes presionit federal në rritje.

“Mendoj se sulmet e Trump ndaj arsimit të lartë do të ndalen nëse tregojmë rezistencë të mjaftueshme, atëherë ai do të tërhiqet. Kështu funksionon Trump. Por nëse fillojmë të dorëzohemi, qoftë edhe pak – të pushojmë nga puna disa profesorë kontroversë, ose të ndalojmë pranimin e një lloji të caktuar studentësh, atëherë ai do të vazhdojë. Ai do të kërkojë një listë me 100 emra studentësh të Harvardit që kanë marrë pjesë në një protestë, njësoj si unë. Do të pushojë nga puna çdo profesor ekonomie që flet kundër tarifave të tij, ose një profesor drejtësie që thjesht jep mësim Kushtetutën. Duhet ta ndalojmë tani, dhe nëse e bëjmë, besoj se mund të kemi sukses.”

“Donald Trump në të vërtetë nuk interesohet për Harvardin . Ai dëshiron ta rrëzojë Harvardin sepse universitetet përfaqësojnë idetë e lira dhe lirinë e fjalës. Idetë e lira dhe liria e fjalës janë pengesë për autoritarët. Dhe kështu, ashtu si autoritarët që erdhën para tij në vende si Rusia, si Turqia dhe si Hungaria edhe Donald Trump po kthehet në një të tillë dhe po sulmon universitetet.”

Jo vetëm Harvard por edhe Universiteti Columbia i Nju Jorkut, i cili ka parë protesta intensive pro-palestineze kundër fushatës së vazhdueshme ushtarake të Izraelit në Gaza, ka thënë se po punon për të adresuar “shqetësimet legjitime” të administratës Trump, pasi 400 milionë dollarë nga fondet e qeverisë federale u anuluan për shkak të akuzave për antisemitizëm në kampus.

Së fundmi, Sekretari i Shtetit Marko Rubio u ka dërguar urdhëra me shkrim përfaqësive diplomatike të Shteteve të Bashkuara në gjithë botën, të pezullojnë të gjitha takimet për viza me studentët aplikantë dhe të mos lenë asnjë takim të ri deri në daljen e një udhëzimi të dytë. Nëse administrata e zbaton planin, pritet të ngadalësohet përpunimi i aplikimeve për viza studentore. Gjithashtu mund të dëmtojë shumë universitete që mbështetin shumë te studentët e huaj për të rritur financat e tyre.

Mediat amerikane e lidhin vendimin me valën e protestave të dhunshmeqë shpërthyen vitin e kaluar nëpër universitetet vendase, në mbështetje të palestinezëve të Rripit të Gazës përballë sulmit të përgjakshëm izraelit. Mes pjesëmarrësve dominonin studentët e huaj të ardhur në SHBA me viza studentore. Për këtë arsye, Departamenti Amerikan i Shtetit udhëzoi po ashtu ambasadat amerikane të kontrollojnë aktivitetin në rrjetet sociale të çdo aplikanti, si një filtër kundër terrorizmit. Klan News



Ju sugjerojmë

Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez
Aktualitet

Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez

4 Qershor, 2025 4:07 pm
Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët
Aktualitet

Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët

4 Qershor, 2025 4:07 pm
Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë
Aktualitet

Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë

4 Qershor, 2025 3:58 pm
Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi shkojnë mbi një milion lekë
Aktualitet

Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi shkojnë mbi një milion lekë

4 Qershor, 2025 3:44 pm
Hapen në KQZ katër kuti të Vlorës, rezultojnë mbi 2 mijë fletë votimi të papërdorura
Aktualitet

Hapen në KQZ katër kuti të Vlorës, rezultojnë mbi 2 mijë fletë votimi të papërdorura

4 Qershor, 2025 3:37 pm
Rama: Nëntë kulla të reja në “zemër” të veriut shqiptar
Aktualitet

Rama: Nëntë kulla të reja në “zemër” të veriut shqiptar

4 Qershor, 2025 3:30 pm
“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!
Aktualitet

Prokuroria e Elbasanit “zbërthen” skemën e mashtrimit me fasoneritë, dyshimet…

4 Qershor, 2025 3:21 pm
Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat
Kryesore

Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat

4 Qershor, 2025 3:12 pm
“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare
Aktualitet

“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare

4 Qershor, 2025 2:40 pm
“Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE
Aktualitet

“Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE

4 Qershor, 2025 2:31 pm
Para
Ekzekutimi i 57 vjeçarit, 1 autor i dyshuar në kërkim/ Si nisi saga e gjakmajrrjes

Ekzekutimi i 57 vjeçarit, 1 autor i dyshuar në kërkim/ Si nisi saga e gjakmarrjes

Proeuropiani apo skeptiku? Zgjedhjet presidenciale në Poloni

Proeuropiani apo skeptiku? Zgjedhjet presidenciale në Poloni

E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës

E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës
















TE FUNDIT

Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez

Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez
4 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest shtëpie Luis Xhumarin, pronarin e Jet Ski-së ku më 1 Qershor humbi jetën...

Lexo më shumë

Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët

Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët
4 Qershor, 2025

“Nëse ecën këto ditë rrugëve të Tiranës, është e pamundur të mos vësh re mozaikun e gjuhëve që dëgjohen, nga...

Lexo më shumë

Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë

Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë
4 Qershor, 2025

Artan Tafani gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar dy nofka...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi shkojnë mbi një milion lekë

Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi shkojnë mbi një milion lekë
4 Qershor, 2025

E shtuna e 7 qershorit, rezervon një nga duelet me të zjarrta të Ballkanit, siç është përballja Shqipëri-Serbi. Ndeshja do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com