Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për 9 personat ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arresti nga SPAK për çështjen e inceneratorëve.
Mes personave ndaj të cilëve është caktuar masa ‘arrest me burg’ është edhe ish-ministri Lefter Koka, ndaj të cilit me sa duket është regjistruar një tjetër padi. Po ashtu masa e sigurisë ‘arrest me burg’ është dhënë për biznesmenin Klodian Zoto. Pavarësisht se është në kërkim, ndaj Zotos mbetet në fuqi vendimi i gjykatës për masën e sigurisë.
Ndërkohë masa e sigurisë “arrest me burg” është dhënë edhe për shtetasit Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Florjan Muçaj, Erjon Murataj për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.
Ndërsa Arenc Myrtezani dyshohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”. Edhe ndaj tij është caktuar masa ‘arrest me burg’ .
Ndërsa janë lënë në “Arrest në shtëpi” Sabina Cenameri dhe Etleva Kondi të dyshuara për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.
VENDIMI I GJYKATES
SHKURTIM VENDIMI
“NË EMËR TË REPUBLIKËS”
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë prej:
GJYQTARE – IRENA GJOKA
asistuar nga sekretare gjyqësore Bora Totolaku, sot me datë 26.03.2022, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi, kërkesën penale me nr. 22 Akti që i përket:
KËRKUES: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar në paraqitjen e kërkesës nga prokurori Dritan Prençi.
OBJEKTI: I.Caktimin e masave të sigurimit personal shtërngues “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale
NDAJ PERSONAVE NËN HETIM:
1. Lefter Koka
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248 e 25, 260 e 25, 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.
2. Pëllumb Abeshi
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
3. Azem Shatëri
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
4. Florjan Muçaj
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
5. Erjon Murataj
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
6. Klodian Zoto
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.
7. Arenc Myrtezani

II.Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim:
8. Sabina Cenameri
E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
9. Etleva Kondi
E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 230, 237, 238 244/1 të K.Pr.Penale.
Gjykata, në dhomë këshillimi pasi shqyrtoi kërkesën, mori provat dhe aktet e paraqitura nga prokurori, si dhe pasi vlerësoi çështjen në tërësi, bazuar në nenet 112/2, 228, 229, 230, 232, pika 1 gërmat ““d” dhe “dh”, 237, 238, 244, 245, 249 dhe 466 të Kodit të Procedurës Penale;/Opinion.al