Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Grudë të Shkodrës këtë paradite. Ende nuk ka detaje të tjera lidhur me ngjarjen, ndërsa policia mësohet se po shkon në vendngjarje, pasi është telefonuar nga banorë.
Kujtojmë se dy ditë më parë, një tjetër ngjarje kriminale u regjistrua në qytet, kur u vendos tritol në dyqanin e kandidatit për kryetar bashkie nga PD, Xhemal Bushati./Opinion.al