Koreja e Veriut ka njoftuar se ka lëshuar me sukses raketën e saj më të madhe balistike ndërkontinentale (ICBM) në një provë të enjten.
Hwasong-17 u zbulua për herë të parë në vitin 2020 në një paradë ku madhësia e tij kolosale befasoi edhe analistët me përvojë.
ICBM-të janë raketa me rreze të gjatë veprimi, të afta për të arritur në SHBA. Koreja Veriore është e ndaluar t’i testojë ato dhe është sanksionuar rëndë për ta bërë këtë më parë.
Media shtetërore tha se udhëheqësi Kim Jong-un ishte ai që drejtoi testin e së enjtes dhe se arma ishte çelësi për të penguar luftën bërthamore.
Nisja e raketës të së enjtes u gjurmua nga ushtritë në Japoni dhe Korenë e Jugut – Zyrtarët japonezë thanë se ajo fluturoi në një lartësi prej 6,000 km (3,728 milje) dhe ra në ujërat japoneze pasi fluturoi për më shumë se një orë.
“Kjo është një raketë e madhe”. Siç e përshkroi një analist: “Një raketë përbindësh”.
Besohet se është ICBM-ja është një raketë e lëvizshme e krijuar për të mbajtur koka të shumta. Komuniteti ndërkombëtar ishte paralajmëruar se kjo po ndodhte.
Hapat e ardhshëm gjithashtu duket të jenë njohur, raporton BBC. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Koresë së Veriut, do të ketë diskutime rreth diplomacisë dhe ndoshta bashkërendimin me Kinën me shpresën se Pekini mund të ndikojë në Phenianin fqinj.
E megjithatë Kim Jong-un, ndërsa është nën sanksione të rrepta ndërkombëtare dhe një bllokadë të vendosur në kufi për të parandaluar përhapjen e pandemisë, ka arritur të ndërtojë armë që shkojnë me kilometar.
Siç tha media shtetërore – kjo raketë shihet si një “parandalues i domosdoshëm”. Regjimi e ka bërë atë një prioritet edhe pse përballet me një krizë “të rëndë” ekonomike.
Pheniani është i vendosur të shihet si një fuqi bërthamore, si pjesë e klubit elitar bërthamor dhe shumica e analistëve besojnë se do të vijnë më shumë teste raketash./Opinion.al