Ekonomisti dhe gazetari Pano Soko, pjesëmarrës gjithashtu në protestat e këtyre ditëve në kryeqytet tha se në fakt organizatori i protestave është qeveria.
Duke argumentuar kërkesat e tyre, Soko tha se po kërkojnë nga qeveria që ta ndajnë së bashku krizën.
“Është qeveria që e organizon protestën. Çdo qytetar sheh karburantin 2600 lekë dhe nuk ja del dot, vaji 3500 lekë nuk ja del dot, sheqeri 1200 lekë nuk ja del dot, kjo është protesta.
Kur rritet çmimi rritet dhe taksa, qeveria ka arkëtuar 100 milionë dollarë më tepër taksa gjatë muajit janar. Po kaq në shkurt dhe më shumë do arkëtojë në mars. Si bëhet kjo? Populli paguan qeveria fiton lekët. Si qenka ky muhabet? Për qytetarët qenka luftë dhe për qeeverinë arkëtim parash?
Këto lekët na i jep mbrapsh, na shkurto disa taksa për një periudhë dhe e ndajmë bashkë krizën ne”, tha Soko./Opinion.al