Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dita e Verës në Tiranë/ Çfarë aktivitetesh do të ketë dhe në cilat zona

2022/03/14 at 10:58 AM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Me rastin e Ditës së Verës, Bashkia e Tiranës do të organizojë një sërë aktivitetesh në kryeqytet.

Përmes një njoftimi për mediat bashkia njofton qytetarët për aktivitetet që do të ketë sot dhe në cilat zona do të organizohen ato.

Nga ora 10:00-13:00 në skenën tek Kryeministria do të zhvillohet një koncert me artistë të të gjithë zhanreve muzikorë, duke filluar nga Ansambli popullor , Filarmonia, Artistë dhe grupe të rinj, por edhe artistë të afirmuar. Në këtë koncert do të performojë edhe Urban Band dhe këngëtarja Juliana Pasha.

Ndërkaq për të apasionuarit e muzikës klasike, Filarmonia e Tiranës do të performojë tek pedonalja “Murat Toptani”.

Ndërsa sheshi “Skënderbej” do të kthehet në një ambient argëtues ku do të ketë një ekspozitë të madhe nga koleksioni i makinave RETRO së bashku me automjete dhe moto të tjera epoke.

“Të apasionuarit pas automjeteve do të kenë mundësi të shikojnë nga afër koleksionin më të madh të makinave historike , makinave sportive dhe motorëve në një ambient festiv dhe me muzikë të zgjedhur. Ndërkohë, nga 10:00-14:00, përpara bashkisë do të improvizohet një hapësirë e dedikuar për më të vegjlit. Në këtë hapësirë fëmijët me shembuj praktik do të kenë mundësi të bëhen pjesë e “Akademisë të sigurisë Rrugore” duke pasur mundësi të praktikohen, orientohen, mësohen me shenjat dhe sinjalistikën rrugore në funksion të Kujdesit dhe Sigurisë.

Kurse hapësira në sheshin përballë ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, do t’i dedikohet patinimit, skateboardit edhe Bmx-it”, njofton bashkia.

Në parkun Rinia nxënësit e shkollave “F.S.Noli”,  “Hasan Tahsim”, “Servete Maçi” dhe “Shkolla e Kuqe” do të garojnë në tërheqje litari, loja me karrige, loja e kangurit me thasë, mundje dore, kaluçi me stafetë etj.

Ndërkaq, bulevardi para Galerisë Kombëtare do të shndërrohet totalisht, ku do të improvizohen fusha tenisi, basketbolli, Ping-Pongu, Taekëondo, Teqballi dhe Minikalçetoje. Gjithashtu i gjithë parku do të kthehet në një hapësirë për më të vegjlit. Animatorë, Cirku, Teatri i kukllave do të performojnë shfaqet e tyre. Fëmijët do të kenë mundësi të ndjekin shfaqe te ndryshme, face painting dhe shumë aktivitete të tjera.

“Një vëmendje e veçantë në 14 mars i është kushtuar dhe biznesit dhe panairit të produkteve të zonës. Kështu, hapësira në Bulevardin para Piramidës në të dy anët e saj do të ketë të pozicionuara stenda Biznesi dhe Stenda për Startup që do të shërbejnë për promovimin e produkteve. Pjesëmarësit do te kenë mundësi të konsumojnë produkte dhe të kalojnë momente relaksi me të dashurit e tyre. Të gjithë të apasionuarit e Librave do të kenë mundësi të gjejnë librat dhe autorët e preferuar në një Panair Libri. Ndërkaq, përballë ish Hotel Dajtit

Nga ora 08:00-16:00 do të organizohet Panairi i Njësive Administrative. Ky Panair përfshin disa lloj prodhuesish te vegjël nga qyteti dhe rrethinat e Tiranës, si artizanë dhe  prodhues vendas të zonës “, njofton bashkia./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake
Kryesore

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake

15 Dhjetor, 2025 12:16 pm
PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën
Kryesore

PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën

15 Dhjetor, 2025 11:23 am
Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain
Kronikë

Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain

15 Dhjetor, 2025 11:19 am
Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës
Aktualitet

Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës

15 Dhjetor, 2025 10:36 am
PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën
Kryesore

PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën

15 Dhjetor, 2025 10:32 am
Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku
Kryesore

Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku

15 Dhjetor, 2025 10:26 am
Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy kolumbiane, paratë ia dërgonin familjarëve
Kronikë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy kolumbiane, paratë ia dërgonin familjarëve

15 Dhjetor, 2025 10:03 am
Masakra në Australi/ Si e planifikuan baba dhe bir sulmin terrorist
Bota

Masakra në Australi/ Si e planifikuan baba dhe bir sulmin terrorist

15 Dhjetor, 2025 9:58 am
Australi/ Rritet numri i viktimave, kryeministri kërkon ligje më të ashpra për armët
Bota

Australi/ Rritet numri i viktimave, kryeministri kërkon ligje më të ashpra për armët

15 Dhjetor, 2025 9:16 am
Paralajmërimi i shefes së spiunazhit britanik: Kërcënim agresiv nga Rusia
Bota

Paralajmërimi i shefes së spiunazhit britanik: Kërcënim agresiv nga Rusia

15 Dhjetor, 2025 9:12 am
Para
Mbështetësit e Berishës në selinë blu: Basha të hapë rrugën për zgjedhje

Mbështetësit e Berishës në selinë blu: Basha të hapë rrugën për zgjedhje

Rama-protestuesve: Kjo protestë është një turp kombëtar

Rama-protestuesve: Kjo protestë është një turp kombëtar

Mbështetësit e Berishës tentojnë të futen në selinë e PD

TE FUNDIT

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake
15 Dhjetor, 2025

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zbardhur detaje nga mbledhja e sotme e grupit parlamentar, duke...

Lexo më shumë

PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën

PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën
15 Dhjetor, 2025

Partia Socialiste do të vijojë punën për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, ndonëse Sali Berisha njoftoi se do të tërhiqen...

Lexo më shumë

Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain

Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain
15 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku vëllai ka goditur me thikë vëllain e tij pas një konflikti...

Lexo më shumë

Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës

Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës
15 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në dalje të SPAK pas zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com