Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat këtë të mërkurë përshëndeti qëndrimet e deputetëve demokratë që dolën kundër Lulzim Bashës pas humbjes në zgjedhjet e 6 Marsit.
Më tej, Berisha i ftoi deputetët t’i bashkohen PD dhe të kontribuojnë në konsolidimin e saj.
“Kam ndjekur zhvillimet brenda selisë së Lul Bravës dhe bunkerit, vlerësoj dhe përshëndes qëndrimet e deputetëve të PD të cilët sapo konstatuan me fakte nga qëndrimin e elektoratit shqiptar, se brava opozita është e shtirur, false, ata shprehën qëndrimet e tyre të drejta. Unë i ftoj të bashkohen me PD, të kontribuojnë në konsolidimin e saj. I garantojnë plotësisht se ligji i pandryshueshëm dhe i vetmi kusht i këtij bashkimi është vota e lirë”-tha Berisha./Opinion.al