Drejtori i CIA-s, William Burns thotë se Putini planifikoi të merrte Kievin në dy ditë, përpara se pushtimi të ngecte dhe paralajmëron se lideri rus tani do të “dyfishojë dhe rrëzojë ushtrinë ukrainase pa marrë parasysh viktimat civile”.
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës zbuloi të martën se Vladimir Putin planifikoi të merrte kryeqytetin ukrainas Kiev brenda dy ditësh nga fillimi i pushtimit të saj. Ai paralajmëroi se president i frustruar rus mund të përshkallëzonte sulmet ndaj civilëve.
Duke dhënë dëshmi para Kongresit, drejtori i CIA-s, tha se Putini ishte i zemëruar dhe i frustruar.
Putini e kishte nënvlerësuar aftësinë luftarake të Ukrainës dhe reagimin global.
“Në vend që të pushtonin Kievin brenda dy ditëve të para të fushatës, që ishte edhe plani i tij, pas gati dy javësh ata ende nuk kanë qenë në gjendje të rrethojnë plotësisht qytetin”,-tha Burns.
Edhe pse forcat ruse kanë bërë përparime të konsiderueshme në jug të vendit, ato kanë ngecur në pjesë të tjera të Ukrainës.
Ushtarët e kapur janë ankuar për mungesë të ushqimit, karburantit dhe planit të përgjithshëm të betejës.
Burns theksoi se së bashku me analistët e CIA-s, nuk e shohin si mundësi qe Putin ta arrijë qëllimin e marrjes së Kievit.
“Nuk e shoh ndonjë mundësi sesi do t’ia arrijë qëllimit, dhe ku e çon kjo. Besoj se javëve të ardhshme do të dyfishoj rolin dhe të investojë në ushtri – duke mos pasur fare vëmendjen e viktimave civile”,-shtoi kreu i CIA-s.