Një familje shqiptare është gjetur e masakruar me thikë në Greqi, mes viktimave janë dhe dy fëmijë 2 dhe 1 vjeç.
Fëmija i madh i shtëpisë, 11 vjeç, ka gjetur pasditen e sotme çiftin shqiptar dhe dy fëmijët 1 dhe 2 vjeç të masakruar me thikë.
Policia dyshoi se bashkëshorti vrau gruan dhe 2 fëmijët e në vijim vrau veten Por më pas policia deklaroi se vrasja mund të jetë kryet nga ish bashkëshorti i gruas, me të cilin ka fëmijën e parë, 11 vjeç, i vetmi që shpëtoi gjallë. 11 vjeçari nuk ndodhej në shtëpi kur ndodhi krimi.
Kryebashkiaku i zonës Andravida-Kilini, Janis Lenxas, ka folur i shokuar për ngjarjen duke konfirmuar se bëhet fjalë për familje shqiptare, me banim në Agjo Konstantino, Anfravida./ Opinion.al