Kryebashkiaku i Kievit po paralajmëron banorët e kryeqytetit se forcat ruse po lëvizin në Kiev dhe u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë brenda si dhe të përgatiten për të mbrojtur qytetin.
“Armiku po grumbullon forcat gjithnjë e më afër,” tha kryebashkiaku Vitaliy Klitschko, duke shtuar se tani ka pasur luftime në periferi të kryeqytetit.
“Ne po përgatitemi dhe do të mbrojmë Kievin! Unë u bëj thirrje të gjithë banorëve mos humbasin qëndrueshmërinë e tyre”.
Deri më tani, Kievi i ka rezistuar përpjekjeve të pushtimit rus.
Një autokolonë e blinduar ruse që shtrihet 40 milje (65 km) në gjatësi po afrohet nga veriu i qytetit dhe analistët besojnë se mund të jetë atje për të ofruar mbështetje për një përpjekje pushtimi nga perëndimi./Opinion.al