Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenksy deklaron se të të gjithë janë përgjegjës për vendin dhe se të gjithë kanë treguar gatishmëri për luftuar kundër ushtrisë ruse..
Zelensky gjithashtu ka përsëritur thirrjen për t’u anëtarësuar në BE:
“Ne i bëjmë thirrje BE që menjëherë t’i bashkohet Ukrainës përmes një procedure më speciale. Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë, por qëllimi është të jemi europiane dhe më e rëndësishmja të barabartë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera presidenti ukrainas ka theksuar se të burgosurit do të lirohen për të marrë pjesë në luftë:
“Ne kemi marrë një vendim që nuk është i lehtë nga pikëpamja morale, por që është i dobishëm nga pikëpamja e mbrojtjes sonë,” tha Zelenksy./ Opinion.al