Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masat e sigurisë për të arrestuarit e “shtëpisë së barit” në Ndroq, e cila u zbulua ditën e shtunë.
Mësohet se për 29-vjeçarin Eriban Daja gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. 29-vjeçari dyshohet se ishte punëtor i laboratorit të drogës dhe ai u arrestua brenda shtëpisë së kanabisit që u zbulua në fshatin Pinet të Ndroqit.
Ndërsa për elektricistin Qemal Hasa dhe faturistin Erjon Mema është vendos “Arrest shtëpie”.
Ndërkohë vijon në kërkim 32-vjeçarja Rudina Xhambazi, e cila është personi që ka marrë me qira këtë banesë. Dyshohet se ajo, në bashkëpunim me Eriban Dajën, e kishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.