Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mori vetëm cigaret dhe rrobat, Saimir Tahiri kalon natën në qelinë e burgut 313

2022/02/05 at 10:08 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dënimi me burg, Avokati i Tahirit kërkon dy paketa cigare për ish-ministrin

Ish-ministri i  Brendshëm, Saimir Tahiri, u dënua të premten me 3 vjet e 4 muaj burgim. Në mbrëmje Tahiri u dërgua në ambientet e paraburgimit 313 për t’u sistemuar në një nga qelitë e godinave të këtij burgu.  Megjithatë, ende nuk ka një vendim nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve se në cilin burg do ta vuajë dënimin Tahiri.

Për çështje proceduriale, Saimir Tahiri, u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku iu morën sendet personale. Sipas Klan news, Tahiri ka marrë me vete në ambientet e paraburgimit vetëm cigare dhe rroba për t’u ndërruar.

Pas vendimit të djeshëm pritet që mbrojtja do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë për rekurs. Gazetarja Glidona Daci shpjegoi se çfarë procedurë pritet që të ndiqet.

“Në fakt duhet theksuar që në momentin që bëhet rekursi, Do mbetet për tu parë nëse treshja e gjyqtarëve do ta zbardhë vendimin që sot dhe menjëherë sapo të njihen me vendimin e arsyetuar, avokatët mbrojtës kanë 5 ditë afat, për t’iu drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë. Do mbetet për t’u parë edhe nga ana e SPAK, e cila kërkonte që Saimir Tahiri të dënohej me 12 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar me 8 vite, do t’i drejtohet ose jo gjykatës së Lartë. Më pas kjo Gjykatë do të gjykojë rekursin në dhomë këshillimi dhe do të marrë një vendim. Në rast se vendos që çështja të kalojë për gjykim atëherë do të vendosim caktimin e një date dhe të gjitha aktet e dosjes do të rikthehen për të dytën herë në gjykatën e Lartë dhe më pas do të kemi dhe vazhdimin dhe të paktën është një afat 6 ose 7 mujor që mund të zgjasë e gjithë procedura, por mund të shkojë edhe më tepër pasi Gjykata e Lartë ka një sërë çështjesh voluminoze për t’u shqyrtuar. Por fillimisht do të merret vendimi në dhomën e Këshillimit nëse çështja kalon ose jo në seancë gjyqësore”, tha Daci.

Ish-ministri i Brendshëm u vu nën hetim Nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i Tahirit përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve.

Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, por nuk kishte prova të mjaftueshme. Në Mars organi i akuzës zhvilloi seancën përballë Komisionit të Mandateve ku kërkoi heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Saimir Tahirit.

Në Maj të vitit 2018, Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019.

Vendimi u ankimua dhe Gjykata e Apelit në Qershor të vitit 2020, e riktheu për rishqyrtim në Shkallë të Parë. Ankimimi i këtij vendimi në Gjykatën e Lartë, pasoi vitin e kaluar, me prishjen e vendimit për shkak të “shkeljeve procedurale” gjatë procesit, dhe rikthimin e çështjes sërish në Apel me një tjetër trupë gjykuese, e cila u shpreh të premten.

Ju sugjerojmë

Korçë/U konfliktuan me 2 persona dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, 3 në pranga
Aktualitet

Korçë/U konfliktuan me 2 persona dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, 3 në pranga

18 Gusht, 2025 4:13 pm
Rriten eksportet, bien importet/ Shqipëria ngushton defiçitin tregtar
Aktualitet

Rriten eksportet, bien importet/ Shqipëria ngushton defiçitin tregtar

18 Gusht, 2025 3:57 pm
Kosovë/Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit
Rajoni

Kosovë/Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit

18 Gusht, 2025 3:40 pm
Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj
Aktualitet

Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj

18 Gusht, 2025 3:22 pm
Kriza e Kuvendit të Kosovës/Kurti: I kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses
Rajoni

Kriza e Kuvendit të Kosovës/Kurti: I kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses

18 Gusht, 2025 3:12 pm
Rriten me 37% netqëndrimet në qershor
Aktualitet

Rriten me 37% netqëndrimet në qershor

18 Gusht, 2025 3:01 pm
Gjermania dhe Austria do sanksionojnë Dodikun dhe dy bashkëpunëtorët e tij
Bota

Dodik paralajmëron referendum në fund të shtatorit

18 Gusht, 2025 2:32 pm
Veliaj kërkon ndërhyrje të GJKKO-së për hetimet e SPAK ndaj tij
Aktualitet

Veliaj kërkon ndërhyrje të GJKKO-së për hetimet e SPAK ndaj tij

18 Gusht, 2025 2:24 pm
Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve
Aktualitet

Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve

18 Gusht, 2025 2:07 pm
Berisha: Thethi një krim shtetëror, do bëjmë gjithçka që të ndëshkohen autorët!
Aktualitet

Berisha: Thethi një krim shtetëror, do bëjmë gjithçka që të ndëshkohen autorët!

18 Gusht, 2025 1:53 pm
Para
Motra telefonoi policinë, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në familje

Motra telefonoi policinë, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në familje

Tabaku rendit 9 pikat e dobëta: Shqipëria e papërgatitur për negociatat

Tabaku: Kosto e naftës 61 lekë, taksat e shndërrojnë në 199 lekë/litër

Goditi të ëmën me dru, arrestohet 41-vjeçari në Bulqizë

Kanosën 17-vjeçaren në rrjetet sociale dhe i morën 8 mijë €, arrestohen 3 persona

TE FUNDIT

Korçë/U konfliktuan me 2 persona dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, 3 në pranga

Korçë/U konfliktuan me 2 persona dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, 3 në pranga
18 Gusht, 2025

Policia e Korçës ka vënë në pranga 3 shtetas, pasi u konfliktuan fizikisht me 2 shtetas dhe kundërshtuan me forcë...

Lexo më shumë

Rriten eksportet, bien importet/ Shqipëria ngushton defiçitin tregtar

Rriten eksportet, bien importet/ Shqipëria ngushton defiçitin tregtar
18 Gusht, 2025

Në muajin korrik 2025, eksportet shqiptare arritën në 35 miliardë lekë, duke shënuar një rritje me 5,7 për qind krahasuar...

Lexo më shumë

Kosovë/Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit

Kosovë/Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit
18 Gusht, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 8 gusht, Kushtetuesja...

Lexo më shumë

Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj

Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj
18 Gusht, 2025

Porti detar i Sarandës po konsolidohet si një nga pikat më të rëndësishme hyrëse për turizmin në jug të Shqipërisë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com