Aktualitet

Motra telefonoi policinë, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në familje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:36 - 05/02/22 |
Opi Nion

Një 31-vjeçar është vënë në pranga në Bulqizë pasi ushtroi dhunë ndaj familjarëve të tij. Në një njoftim për mediat policia bën me dije se është parandaluar konflikti i mëtejshëm në një familje në Martanesh, Bulqizë.

Ka qenë motra që ka telefonuar policinë dhe ka njoftuar që i vëllai po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ndaj prindërve. Me marrjen e njoftimit, policia shkoi në banesë dhe arrestoi në flagrancë 31-vjeçarin.

“Në sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë nga shtetasja N. M. e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi vëllai po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ndaj prindërve.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë ku është bërë i mundur parandalimi i konfliktit duke arrestuar në flagrancë shtetasin I. M., 31 vjeç, banues në Martanesh, Bulqizë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas