Pas pezullimit të lëvizjes së kamionëve drejt Greqisë dhe Maqedonisë nga pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës për shkak të reshjeve të dendura të borës, ka ardhur një njoftim i dytë nga pala greke.
Policia Kufitare e Kapshticës ka bërë të ditur se pala greke lejon lëvizjen e kamionëve në drejtim të Greqisë nga Kapshtica. Ndërsa nga dogana e Qagë Thanës vijon të mbetet i ndaluar kalimi i tyre.
“Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:
Nga autoritetet e policisë greke, jemi njoftuar se është lejuar lëvizja e mjeteve e tonazhit të rëndë (kamiona) në drejtim të Greqisë.
Ndërsa në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, aktualisht vijon të mbetet i ndaluar kalimi i tyre. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin”,-thuhet në njoftim./Opinion.al