Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Abuzime të tjera seksuale, Kisha katolike ka humbur çdo lloj besimi

2022/01/31 at 8:55 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Abuzime të tjera seksuale, Kisha katolike ka humbur çdo lloj besimi

Ekspertiza e fundit nga Mynihu ka nxjerrë në dritë abuzime të tjera seksuale dhe përpjekje për fshehjen e tyre në kishën katolike. Nuk mund t’i besosh më ipeshkëve, shteti duhet të ndërhyjë, shkruan Martin Gak.


20 vjet kanë kaluar që nga raportimi i Boston Glone për abuzimet seksuale me fëmijët nga priftërinj katolikë të dioqezës së Bostonit. Ndërkohë katalogu i tmerrit është shtuar, numri i fëmijëve në të gjithë botën me të cilët abuzuar seksualisht nga prifërinjtë është i pamatë. Vit për vit shifrat janë rritur, ndërkohë që viktimat kërkojnë zhdëmtim nga kisha. Publiku ndërkohë është mpirë para përmasave të këtyre krimeve. Herë pas here del ndonjë raport, si ai para disa ditësh në Mynih, që ia del të kapë kryetitujt, vetëm sepse preket dimensioni i bashkëpërgjegjësisë së qarqeve më të larta të kishës.

Me raportimin më të fundit dalin edhe 500 viktima të tjera nga vitet 1945-2019, vetëm në dioqezën Mynih dhe Fraizing, krahas 3500 viktimave në të gjithë Gjermaninë, rastet e të cilëve janë zbuluar në një të ashtuquajtur, studimi MHG në vitin 2018.

 Komplot i heshtjes

Në Irlandë janë varrosur në varreza anonime 9000 fëmijë në rrethana të pasqaruara në jetimoret famëkeqe për nënat e pamartuara. Abuzimi me fëmijët në konviktet katolike në Kanada çoi në vdekjen e 6000 të prekurve. Shumë nga këto viktima po ashtu janë varrosur në varreza anonime. Në Francë një studim vlerësoi vitin e kaluar, se priftërinj dhe punonjës të kishës katolike që nga viti 1945 kanë abuzuar me rreth 300.000 fëmijë.

Por nuk është vetëm abuzimi me të mitur që të zemëron kaq shumë në historinë e krimeve seksuale.Kisha me ngadalësinë e saj në mënyrë skandaloze ka bërë dukshëm të qartë, se ajo nuk do të bashkëpunojë me autoritetet shtetërore në hetimin e këtyre krimeve. Komploti i saj institucional i heshtjes – mbrojtja e sekretit të rrëfimit dhe refuzimi për publikimin e dosjeve apo dhënien tek autoritetet – u konirmua sërish nga zbulimet e ekspertizës në Mynih. Zbulime që implikojnë edhe Papa Benediktin e XVI, dhe ish-arqipeshkvin e Mynihut, Joseph Ratzinger, në katër raste.

 

Krerë drejtues të kishës katolike me heshtje kanë mundësuar krimet kundër fëmijëve dhe i kanë fshehur ato. Ne e dimë tani që Papa Benedikti dinte për abuzimin në dioqezën e tij, lejoi të paktën zhvendosjen në detyrë të njërit prej autorëve të abuzimit (që filloi menjëherë të bëjë të njëjtën gjë) dhe e mohoi pikërisht këtë. I njëjti njeri që në Romë ishte përgjegjës për zbardhjen, zhdëmtimin pas krimeve të shkuara dhe të pengonte krimet e ardhshme.

Përgjegjësia e politikës

Edhe nëse reagimet e ipeshkëve janë çdo herë të zbehta dhe jo konsekuente, deri më tani ata ia kanë dalë të pengojnë reagime të qarta të politikës në Gjermani. Edhe pse historitë e tmerrit kudo tregojnë të njëjtin model, kisha nuk paska ç’të thotë më shumë, se disa deklarata të vakëta dhe ndryshime thjesht kozmetike në institucionet e saj të brendshme.

Para këtij sfondi duhet parë edhe refuzimi i konferencës së ipeshkëve spanjollë që të ngrihet një komision për hetimin e rasteve të abuzimit, si edhe refuzimi tjetër për krijimin e strukturave të pavarura, që do ta mundësonin këtë. Si reagim ndaj një raportimi në “El Pais”, në të cilin flitet për të paktën 1000 raste abuzimi seksual, kreu i konferencës së ipeshkëve, kardinali Juan José Omella, u shpreh, për “dhimbjen e thellë” për viktimat dhe se “do të mbledhë ankimet dhe do të shoqërojë njerëzit që kanë vuajtur.”

Nuk është më i pranueshëm vetëkontrolli i kishës

Padashur Kardinal Omella bëri të qartë një problem, me të cilin duhet të ndeshen institucionet publike dhe shtetërore. Drejtuesit e kishës besojnë, se e kanë ende autoritetin moral dhe besueshmërinë të kontrollojnë vetë veten. Në Spanjë një grup parlamentarësh i mbështetur nga partia e majtë dhe e qendrës, PSOE bëri një hap të pazakontë duke vënë në pikëpyetje pushtetin politik të kishës katolike me kërkesën e paraqitur për krijimin e një komisioni parlamentar. Ai duhet të hetojë rastet e abuzimit seksual, që janë kryer ndaj fëmijëve nga njerëz të kishës.

Zbulimet nga Mynihu tregojnë, se ishte gabim i institucioneve shtetërore t’i lejojnë kishës të hetojë vetë, të gjykojë vetë dhe të ndëshkojë në fund veten. Kjo gjendje gropos çdo lloj përfytyrimi të arsyeshëm për drejtësi në një shtet demokratik. Dhe më e rëndësishmja: është një injorim i tmerrshëm të detyrimeve të shtetit për mbrojtjen e individit.

Nuk duhet të nisemi prej asaj se bëhet fjalë për krime që janë kryer shumë dekada më parë. Drejtësia për viktimat ka shumë rëndësi. Por pyetja më e rëndësishme është se si është gjendja aktuale në kisha dhe institucione kishtare. Sepse kanë marrë fund përfundimisht kohët, kur mund të mbështeteshe në vullnetin e mirë të kishës, se i mbron njerëzit që i janë besuar asaj, apo se bën një vlerësim të ndershëm të gabimeve të veta./DW

 

Etiketa: abuzime seksualegjermanihumb besiminkisha katolike


Ju sugjerojmë

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 25 shtator 2025

25 Shtator, 2025 7:49 am
Artion Vreto: Në Dhërmi shkojnë vetëm shqiptarë që e duan shampanjën 500 euro
-U tha në Opinion

Artion Vreto: Në Dhërmi shkojnë vetëm shqiptarë që e duan shampanjën 500 euro

24 Shtator, 2025 11:18 pm
Turizmi në Shqipëri, Elona Kola: Çmimet shqetësuese gjithandej
-U tha në Opinion

Turizmi në Shqipëri, Elona Kola: Çmimet shqetësuese gjithandej

24 Shtator, 2025 10:48 pm
Turizmi dhe çmimet, Vreto: Qytetarët të mos plasen në gusht, të shkojnë në shtator
-U tha në Opinion

Turizmi dhe çmimet, Vreto: Qytetarët të mos plasen në gusht, të shkojnë në shtator

24 Shtator, 2025 10:41 pm
Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri
InstaBIZ

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri

24 Shtator, 2025 9:30 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Rusia ironizon Trump: Rusia nuk është tigër, por ari

24 Shtator, 2025 8:56 pm
Durrës/ Gjendet i pajetë një person, dyshohet se është vrarë me thikë
Kronikë

Durrës/ Gjendet i pajetë një person, dyshohet se është vrarë me thikë

24 Shtator, 2025 8:51 pm
Shoferi i dënuar në Turqi për drogë, sekuestrohet Ferrari 600 mijë euro në Tiranë
Kronikë

Shoferi i dënuar në Turqi për drogë, sekuestrohet Ferrari 600 mijë euro në Tiranë

24 Shtator, 2025 8:28 pm
Pezullohet takimi Erdogan-Mitsotakis, shkak publikimi i parakohshëm i agjendës
Bota

Pezullohet takimi Erdogan-Mitsotakis, shkak publikimi i parakohshëm i agjendës

24 Shtator, 2025 7:31 pm
Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë
Politikë

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë

24 Shtator, 2025 6:40 pm
Para
Lëshimi i raketës së fuqishme nga Koreja e Veriut, publikohen pamje nga hapësira

Lëshimi i raketës së fuqishme nga Koreja e Veriut, publikohen pamje nga hapësira

Video/“Akrepi i natës”, arrestohet 33-vjeçari që grabiste dyqanet e Tiranës

Video/“Akrepi i natës”, arrestohet 33-vjeçari që grabiste dyqanet e Tiranës

DPSHTRR: Gjurmo patentën tënde online, ja hapat që duhen ndjekur

DPSHTRR: Gjurmo patentën tënde online, ja hapat që duhen ndjekur
















TE FUNDIT

Horoskopi, 25 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
25 Shtator, 2025

DASHI Ndihesh sikur je në lëvizje. Kjo është një kohë kur nivelet e energjisë po rriten përsëri dhe dëshira jote...

Lexo më shumë

Artion Vreto: Në Dhërmi shkojnë vetëm shqiptarë që e duan shampanjën 500 euro

Artion Vreto: Në Dhërmi shkojnë vetëm shqiptarë që e duan shampanjën 500 euro
24 Shtator, 2025

Në emisionin Opinion, Artion Vreto, drejtues i “Sky Sports Albania”, ka folur në lidhje me ecurinë e turizmit në Shqipëri....

Lexo më shumë

Turizmi në Shqipëri, Elona Kola: Çmimet shqetësuese gjithandej

Turizmi në Shqipëri, Elona Kola: Çmimet shqetësuese gjithandej
24 Shtator, 2025

“A dështuam me turizmin këtë vit” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion”, duke bërë një analizë me të...

Lexo më shumë

Turizmi dhe çmimet, Vreto: Qytetarët të mos plasen në gusht, të shkojnë në shtator

Turizmi dhe çmimet, Vreto: Qytetarët të mos plasen në gusht, të shkojnë në shtator
24 Shtator, 2025

Artion Vreto drejtues i Sky Sports Albania thotë se gjatë sezonin veror të këtij viti Shqipëria është vizituar me më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com