Mëngjesin e kësaj të mërkure ka nisur aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 Maji” në Tiranë, në kuadër të procesit të rindërtimit.
Por prishja e banesave është shoqëruar me protesta nga banorët e zonës. Banorët kanë refuzuar që të largohen nga pronat e tyre duke u dalë përpara fadromave.
Disa prej tyre kanë ndërmarrë veprime më ekstreme, duke u lidhur me pranga në portat e banesës.
Ndërsa një i ri, ka hipur mbi çati i lidhur me pranga. U desh ndërhyrja e FNSH-së që i riu të shoqërohet dhe të zbresë nga banesa.
Banorët e kanë kundërshtuar shembjen e banesave pasi e konsiderojnë vendimin si të njëanshëm dhe të padakordësuar me bashkinë. Përveç forcave të policisë bashkiake në terren kanë qenë edhe Forcat Speciale si dhe Forcat Shqiponja.