Dashi – Luani
Po flasim për një kombinim shpërthyes që është i destinuar të dështojë që në fillim. Dashi, gjithmonë me prirje drejtuese, vështirë se do të durojë komoditetin e Luanit, me zënkat duke dhënë e marrë.
Gjëja qesharake është se në rast se Luani i shqetësuar nuk nxiton të gjejë konfirmimin e vetes së tij, Dashi do të sjellë përmbys duke vendosur se është koha për të gjetur një mundësi të re. Kjo nuk do të thotë se ai do të zgjedhë të divorcohet i pari. Në rastin e tyre vlen “kushdo që fiton”.
Shigjetari – Gaforrja
Nuk ka asnjë Shigjetar në këtë botë që do të jetë në gjendje të tolerojë në planin afatgjatë posesivitetin dhe kaq shumë ndjeshmërinë e Gaforres. Si një shpirt i lirë, ai refuzon me kokëfortësi të jetë një “pronë” e Gaforres.
A ka mënyrë më të mirë, pra, sesa të nxitosh për t’i vërtetuar (së pari vetes!) se nuk i përket një të dashuri të vetëm. Duke folur për këtë, rrallë do të gjeni një Shigjetar besnik, por Gaforret janë gjithashtu një viktimë e lehtë.
Binjakët – Akrepi
Nëse Akrepi bie në dashuri, ai bëhet një qengj, deri sa ta ngacmoni sigurisht. Edhe Binjakët do të bëjnë pikërisht këtë: Do ta godasin në vendin e tij të ndjeshëm.
Të pabesë nga natyra, Binjakët nuk do ta kenë të vështirë të tradhtojnë as shenjën më sensuale, me thumbin e Akrepit që po merr masa.
Megjithatë, thuhet se Akrepi tenton ta çojë besimin e Binjakëve në kulmin e tij. Që do të thotë se nëse njëherë do të jenë të pabesë ndaj shenjave të tjera, do të jenë 10 me Akrepin!