Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur se si ndihet, ai vetë, pas ngjarjes së 8 janarit?
Basha tha për “New24” se nuk ka rëndësi se si mund të ndihet ai vetë, kur të gjithë demokratët janë ndjerë të lënduar.
Ai tha se pas reve ka gjithmonë diell, duke u shprehur kështu optimist për të ardhmen e PD.
“Nuk dua të shfrytëzoj këtë moment të them se si ndihem unë. Kur ndjehet çdo demokrat i lënduar, kur ndjehen shqiptarët të lënduar, madje edhe ata që nuk janë votuesit tanë ndihen të lënduar imagjinoni se si mund të ndihem unë. Por dua t’iu them të gjithëve se pas reve gjithmonë ka diell. Fakti që nuk e shohim nuk do të thotë se nuk është aty. Pas reve të zeza të 8 janarit, ka një diell, ka një diell shprese, që u tregua edhe në formën se si PD i rezistoi këtij sulmi të koordinuar”-ka thënë kryetari i Partisë Demokratike./Opinion.al